Shkarko tani

Website QR Code dua.com

Metoda jote e pagesës nuk është e vlefshme në këtë dyqan? Si ta rregulloj? (iPhone)

Nëse je duke u përpjekur të abonohesh në Dua Premium dhe ky njoftim është shfaqur në ekranin tënd —"Metoda jote e pagesës nuk është e vlefshme në këtë dyqan. Të lutem shto një metodë të re pagese." — jemi këtu për të të ndihmuar.


Le të shtojmë një metodë të re pagese dhe më komode! 💸✨


1. Shko tek telefoni yt dhe hap "Cilësimet"

2. Kliko në Apple ID-ne tënde — zakonisht është emri yt

3. Kliko "Media & Blerjet" dhe pastaj zgjidh "Shiko llogarinë"

4. Këtu, do të kërkohet të shtypësh fjalëkalimin tënd Apple ID ose Face ID

5. Nëse ke shkruar fjalëkalimin tënd të ID Apple, kliko "Regjistrohu"

6. Shko tek "Vendi/Rajoni"

7. Kliko "Ndrysho vendin ose rajonin"

8. Zgjidhni vendin e hapjes së Kartës tënde të Kreditit

9. Kliko "Dakort" në këndin e sipërm të djathtë të ekranit

10. Kliko "Dakort" përsëri mbi Termat & Kushtet e Apple Media Services.


Tek Metoda e Pagesës, nëse nuk do të shtosh një metodë të re pagese por do të vazhdosh me atë aktualen, kliko "Asnjëra", dhe së fundmi plotëso adresën tënde të faturimit.


Ja çfarë duhet të bësh më pas:


1. Kliko "Tjetra"

2. Kthehu tek "Cilësimet" përsëri

3. Kliko tek "Apple ID"

4. Shko tek "Pagesa & Transporti"

4. Shko tek "Pagesa & Postimi"

6. Kliko "U krye".

Shënim: Ne e kuptojmë se këto janë shumë hapa, por ato kërkohen vetëm sepse origjina e kartës me të cilën po tenton të paguash dhe vendi i pajisjes tënde iOS duhet të jetë i njëjtë.

A iu përgjigj kjo pyetjes suaj? Faleminderit për feedback-un Kishte një problem për të paraqitur feedback-un tuaj. Ju lutem provoni përsëri më vonë.

Ende ke nevojë për ndihmë? Na kontaktoni Na kontaktoni