Shkarko tani

Website QR Code dua.com

Si mund të raportoj mashtruesit në Dua?

Nëse dëshiron të raportosh dikë për një mashtrim, na kontakto në support@dua.com. Për të na ndihmuar në adresimin e çështjes, mund të na dërgosh një screenshot të profilit në fjalë ose të ndërmarrësh hapat e mëposhtëm për ta raportuar atë direkt nga llogaria jote:

  • Kliko mbi emrin e personit që dëshiron të raportosh,
  • Kliko mbi tre pikat që sheh në anën e djathtë të ekranit,
  • Kliko "Raporto/Report",
  • Pasi të klikosh Raporto, të shfaqet një listë me opsionet pse po e raporton atë profil,
  • Kliko arsyen tënde, p.sh. profil i rremë / foto e rreme
  • Zgjidh "Të tjera/Other" nëse arsyeja jote nuk është e listuar dhe na jep një shpjegim më të hollësishëm.
  • Në fund, kliko "Parashtro/Submit"

Ne e marrim seriozisht sigurinë e përdoruesve dhe integritetin e platformës sonë dhe raportimi yt do të na ndihmojë të hetojmë dhe të ndërmarrim veprimet e duhura. 

Faleminderit që na ndihmove të mbajmë një komunitet të sigurt dhe të respektueshëm.

A iu përgjigj kjo pyetjes suaj? Faleminderit për feedback-un Kishte një problem për të paraqitur feedback-un tuaj. Ju lutem provoni përsëri më vonë.

Ende ke nevojë për ndihmë? Na kontaktoni Na kontaktoni