Shkarko tani

Website QR Code dua.com

Si mund ta raportoj/bllokoj dikë?

Nëse një profil në Dua nuk duket i drejtë për ndonjë arsye gjatë shfletimit ose pasi të jeni përputhur, ti mund ta raportosh atë. 

Për të raportuar një profil, ndiq udhëzimet më poshtë:

  • Kliko mbi emrin e personit që dëshiron të raportosh,
  • Kliko mbi tre pikat që sheh në anën e djathtë të ekranit,
  • Kliko "Raporto/Report.",
  • Pasi të klikosh Raporto, të shfaqet një listë me opsionet pse po e raporton atë profil,
  • Kliko arsyen tënde, p.sh. profil i rremë / foto e rreme,
  • Zgjidh "Të tjera/Other" nëse arsyeja nuk është e listuar, dhe na jep një shpjegim më të hollësishëm,
  • Në fund, kliko "Parashtro/Submit".

Pasi të raportosh dikë, profili zhduket dhe nuk do të shfaqet më në shfletimet e tua.

Ekipi ynë mbështetës vlerëson të gjitha raportimet e paraqitura nga përdoruesit tanë. Të gjitha raportimet që ju bëni ndihmojnë për të mbajtur komunitetin të sigurt.

Për të bllokuar një profil, ndiq udhëzimet si më poshtë:

  • Kliko mbi emrin e personit që dëshiron të bllokosh,
  • Kliko mbi tre pikat që sheh në anën e djathtë të ekranit,
  • Kliko "Bllok/Block".

Shënim:  Nuk mund ta zhbllokosh/fshish raportin tek dikush pasi ta kesh bllokuar/raportuar.

A iu përgjigj kjo pyetjes suaj? Faleminderit për feedback-un Kishte një problem për të paraqitur feedback-un tuaj. Ju lutem provoni përsëri më vonë.

Ende ke nevojë për ndihmë? Na kontaktoni Na kontaktoni