Shkarko tani

Website QR Code dua.com

Unë jam një përdorues Android dhe nuk mund të marr Premium. Ç'duhet të bëj?

Paketa Premium nuk është e vlefshme për pajisjet Android sepse Google Play Store nuk e njeh ende Kosovën. Përdorimi i një VPN për të ndryshuar lokacionin tënd në Play Store është mënyra e vetme që të funksionojë.


Për ta bërë këtë gjë, ndiq udhëzimet e renditura më poshtë:


1. Shkarko VPN (p.sh. HAM VPN ose Nord VPN)

2. Regjistrohu në VPN

3. Përzgjidh vendin (Shqipërinë) dhe lidhuni. Tani që vendndodhja juaj ka ndryshuar

4. Shko tek "Cilësimet" në telefonin tënd

5. Kliko në "Aplikacionet"

6. Zgjidh "Google Play Store"

7. Poshtë në anën e djathtë, kliko në "Force Stop"

8. Kliko tek "Magazinimi"

9. Kliko në "Pastro të Dhënat" pastaj "Fshi."


Kthehu në Google Play Store dhe:


1. Shtyp ikonën e profilit tënd në këndin e sipërm djathtas të ekranit

2. Kliko tek "Pagesa dhe Abonimi", pastaj zgjidh "Metodën e Pagesës"

3. Nëse nuk ke një metodë pagese, shto një të tillë

4. Pastaj kthehu tek "Cilësimet" e Google Play Store

5. Kliko tek "Të përgjithshmet"

6. Kliko tek "Preferencat e llogarisë dhe pajisjes"

7. Kontrollo nëse vendi yt është Shqipëria

8. Pastaj shko tek llogaria jote Dua

9. Kliko "Bëhu Premium" dhe vazhdo me procedurën e pagesës

10. Kliko këtu për të mësuar se si të vazhdohet me pagesën.


Nëse ke pyetje të mëtejshme, të lutem kontakto ekipin tonë shërbimit të klientit në support@dua.com.

A iu përgjigj kjo pyetjes suaj? Faleminderit për feedback-un Kishte një problem për të paraqitur feedback-un tuaj. Ju lutem provoni përsëri më vonë.

Ende ke nevojë për ndihmë? Na kontaktoni Na kontaktoni