Shkarko tani

Website QR Code dua.com

Si mund ta anuloj abonimin tim Premium nga Cilësimet e telefonit tim?

Nëse nuk dëshiron më të jesh përdorues Premium, mund ta anulosh abonimin tënd në çdo kohë.


Ja hapat që duhet të ndjekësh në mënyrë që të përfundosh abonimin tënd Premium në një pajisje iOS:


1. Hap "Cilësimet" tek telefonin yt

2. Kliko emrin tënd

3. Kliko "Abonime"

4. Kliko abonimin që dëshiron të anulosh

5. Shtyp "Anulo Abonimin"

6. Kliko "Konfirmoj."


Rreth abonimeve nga një pajisje Apple:


Mos harro se shumica e tyre rinovohen automatikisht nëse nuk i anulon.

Mund të vazhdosh të përdorësh një abonim me pagesë pas anulimit të tij nëpërmjet ciklit të faturimit të mëvonshëm.

Mund të humbasësh menjëherë aksesin e abonimit tënd nëse anulon gjatë një periudhe prove falas.

Nëse dëshiron të anulosh testimin falas ose abonimin me zbritje para se të skadojë, duhet ta bësh këtë të paktën 24 orë para se të përfundojë periudha e provës.


Për të anuluar abonimin tënd në pajisjen tënde Android, të lutem ndiq këto hapa:


1. Hap Play Store App

2. Shtyp ikonën e profilit tënd djathtas në krye të ekranit

3. Kliko tek "Pagesa & Abonime"

4. Zgjidh "Abonime"

5. Zgjidh abonimin që dëshiron të anulosh

6. Menaxho Abonimin

7. Kliko Anulo Abonimin

8. Zgjidh arsyen pse po e anulon


Pas këtij veprimi abonimi yt është anuluar dhe nuk do të rinovohet.

E rëndësishme: Ç'instalimi i aplikacionit nuk do të anulojë abonimin tënd.

Nëse ke ndonjë pyetje apo shqetësim, të lutem kontakto support@dua.com, dhe ne do të të ndihmojmë sa më shpejt të jetë e mundur.

A iu përgjigj kjo pyetjes suaj? Faleminderit për feedback-un Kishte një problem për të paraqitur feedback-un tuaj. Ju lutem provoni përsëri më vonë.

Ende ke nevojë për ndihmë? Na kontaktoni Na kontaktoni