Shkarko tani

Website QR Code dua.com

Si ta ndërpres abonimin Premium nga Settings i telefonit tim?

Ti mund ta ndërpresësh abonimin tënd në çdo kohë nëse nuk dëshiron të vazhdosh të jesh një përdorues Premium.

Për ta ndërprerë abonimin në pajisjen tënde iOS, ndiq udhëzimet më poshtë:

  • Hape "Settings" në telefonin tënd,
  • Shtype emrin tënd, 
  • Kliko "Subscription"
  • Shtype abonimin që dëshiron të anulosh,
  • Tap "Cancel Subscription",
  • Kliko "Confirm".

Rreth anulimit të abonimeve nga Apple:

Shumica e abonimeve rinovohen automatikisht nëse nuk i anulon ato me kohë.

  • Nëse anulon një abonim me pagesë, mund të vazhdosh përdorimin e abonimit deri në datën tjetër të faturimit.
  • Nëse e anulon gjatë një periudhe prove falas, mund të humbasësh menjëherë aksesin në abonim.
  • Nëse je regjistruar për një abonim provë falas - Free Trial ose me zbritje dhe nuk dëshiron ta rinovosh atë, anuloje të paktën 24 orë para përfundimit të asaj periudheje.

Për të anuluar abonimin në pajisjen tënde Android, ndiq udhëzimet si më poshtë:

  • Hap aplikacionin PlayStore,
  • Shtype ikonën e profilit tënd në krye djathtas,
  • Kliko në "Payment &Subscription."
  • Kliko "Subscription",
  • Zgjedh abonimin që dëshiron të anulosh,
  • Manage Subscription,
  • Kliko në Cancel Subscription,
  • Zgjidh arsyen pse po anulon.

Tani, abonimi yt është ndërprerë dhe nuk do të rinovohet.

E rëndësishme: Kur të çinstalosh aplikacionin, abonimi yt nuk do të anulohet.

Nëse ke ndonjë pyetje apo shqetësim, na kontakto në support@dua.com, dhe ne do të të ndihmojmë.

A iu përgjigj kjo pyetjes suaj? Faleminderit për feedback-un Kishte një problem për të paraqitur feedback-un tuaj. Ju lutem provoni përsëri më vonë.

Ende ke nevojë për ndihmë? Na kontaktoni Na kontaktoni