Si ta fshij profilin në dua.com?
Je i sigurt që dëshiron të largohesh nga dua.com? Hmm! Të sugjeroj që ta rimendosh. 🤔
Nëse po këmbëngul, mund të ndjekësh udhëzimet më poshtë për të fshirë përgjithmonë profilin tënd:
- Shko në profilin tënd të dua.com,
- Kliko në "Cilësimet/Settings."
- Kliko në "Cilësimet e llogarisë/Account Settings."
- Shko tek "Fshij llogarinë/Delete Account"
- Kliko në "Fshi llogarinë time/Delete my account."
- Kliko "Fshije llogarinë time përgjithmonë/Delete my account permanently."
- Shkruaj "DELETE" në hapësirën që ju jepet,
- Zgjidh një arsye pse po e fshin profilin tënd.
- Kliko në "Vazhdo/Continue."
- Do të të shfaqet një paralajmërim. Kliko "Fshij".
Shënim: Ti do të kesh 30 ditë për të anuluar fshirjen e llogarisë tënde. Pas kësaj periudhe, ti nuk do të mund të hysh më në të. Të dhënat e profilit do të fshihen përgjithmonë.
Dashuria është e paparashikueshme, e po kështu edhe zemrat tona. Nëse vendos të rindezësh flakën brenda saj, je gjithmonë i mirëpritur! Megjithatë, mos harro se përputhjet dhe bisedat e tua të mëparshme do të nisin aventura të reja pa ty nëse nuk kthehesh para se të kalojë periudha 30-ditore. 💔